BOROVINIQ BOJOVIQ: NGA ZERO VAKSINA NË RRETH 1.3 MILIONË DOZA TË OFRUARA

Në Mal të Zi, në vitin e fundit, nga zero vaksina dhe zero të vaksinuar janë siguruar rreth 1.3 milionë doza dhe afër 60 për qind e qytetarëve të rritur të cilët janë imunizuar, tha ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. Boroviniq Bojoviq theksoi se Certifikata Kombëtare Dixhitale për COVID është prezantuar dhe se ne presim që Mali i Zi t’i bashkohet Certifikatës dixhitale COVID të Bashkimit Evropian (BE) deri në fund të vitit. Sipas saj, rezervat e oksigjenit në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë trefishuar. “Në më pak se një vit, ne kemi lidhur teknikisht mjekun tuaj të zgjedhur me specialistët që ju nevojiten,” theksoi ministrja. Ajo tha se negociatat për uljen përfundimtare të çmimit të barnave në Mal të Zi po i afrohen fundit dhe se nuk do të nevijotet që qytetarët të kërkojnë më nga miqtë për të blerë atë që ju nevojitet në vendet përreth. Boroviniq Bojoviq tha se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar më shumë se 20 milionë donacione nga partnerët strategjikë të Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe brenda saj Gjermanisë.

SHARE