URAGANI MELISSA, MBI 60 TË VDEKUR / KATASTROFË HUMANITARE NË TRE SHTETE

Zyrtarët xhamajkanë kanë njoftuar planet për të ngritur spitale të shumta në terren, ndërsa vendi rimëkëmbet nga uragani Melissa, që ka shkaktuar më shumë se 60 viktima në Karaibe, me shifra që pritet të rriten.

Në Xhamajka janë konfirmuar 28 të vdekur, në Haiti 31, dhe në Kubë 2, duke bërë një total prej 61 viktimash.

Melissa goditi Xhamajkën si uragan i kategorisë 5, niveli më i lartë, me erëra deri në 300 km/h dhe shirat e rrëmbyeshëm më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në ishull.

Pamjet tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe lagje të tëra ende nën ujë.

Kryqi i Kuq njofton se 72% e banorëve ende nuk kanë energji elektrike, ndërsa rreth 6,000 persona po qëndrojnë në strehimore.

Me kaq shumë njerëz në nevojë për ujë të pastër, ushqim dhe ilaçe, ka pasur raportime për grupe njerëzish që hyjnë në supermarkete dhe farmaci për të marrë sa më shumë mundin.

SHARE