Foto: Ilustrim
Ministria e Energjisë dhe Minierave ka njoftuar se nga mesnata do të rriten çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi.
Një litër Eurosuper 95 dhe 98 do të shtrenjtohet me nga dy centë dhte për 15 ditët e ardhshme do të kushtojë 1,41 euro dhe 1,44 euro.
Çmimi i Eurodizelit do të rritet me katër centë dhe do të jetë 1,35 euro.
Vaji për ngrohje do të shtrenjtohet me tre centë dhe do të kushtojë 1,28 euro.
Ndryshimet e fundit të çmimeve të karburanteve kanë qenë më 21 tetor, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan me tre centë.
“Sipas dispozitave të Rregullores mbi mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilëve formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, përllogaritja e ardhshme do të bëhet më 17 nëntor, ndërsa çmimet e mundshme të reja të derivateve të naftës do të vlejnë nga 18 nëntori”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave.










