EEMZ DO TË PËRPIQET TË MOS E RRISË ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

Elektroekonomia e Malit të Zi do të përpiqet që të mos ngrejë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët, ka paralajmëruar drejtori i saj, Nikolla Rovçanin.

Ai, i ftuar në Televizionin Vijesti, tha se çmimet nuk janë rritur as në ato kohë kur ka pasur krizë energjetike dhe kur importohej rryma.

“Në fund do të shohim përcaktimin e të gjitha strukturave që marrin pjesë në llogari dhe do të arrihet një formulë e caktuar”, tha Rovçanin.

Ai shtoi se Sistemi i Shpërndarjes Elektrike Malazeze (CEDIS) është viktima më e madhe e krizës energjetike, duke pasur parasysh se humbjet e energjisë elektrike duhet t’i blejë me një çmim, ndërsa të paguajë deri në dy herë, tre herë më të ulët.

“Mali i Zi është padyshim i vetmi vend që i mbijetoi krizës energjetike pa rritje të faturave për qytetarët, pa ndërhyrjen e shtetit dhe me kompani të qëndrueshme energjetike që funksiononin me fitim,” tha Rovçanin.

Ai tha se Mali i Zi aktualisht eksporton energji elektrike.

“Për këta dhjetë muaj kemi eksportuar rreth 142 milionë, kemi importuar një pjesë. Kryesisht fitimi nga eksport/importi është aktualisht 82 milionë euro. Nëntëmujorin e kemi mbyllur me 62 milionë euro fitim. Po hyjmë në tremujorin e fundit, i cili duhet të jetë i favorshëm hidrologjik”, tha Rovçanin.

SHARE