Patate të pjekura me erëza dalin shumë të Mira.
Përbërësit
- 2-3 patate të mëdha
- 2 degë rozmarinë
- ½ lugë çaji me trumzë
- Pak kripë, piper
- 3 thelpi hudhra të grimcuara.
Udhëzimet
- Patatet i lani mirë, por mos ia hiqni lëkurën.
- Me ndihmën e një thike i prisni nga lartë në disa pjesë.
- Sipër i shtoni secilës pak vaj, kripë, piper, hudhër, rozmarinë dhe pak trumzë.
- I vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë të piqen për 15 minuta në 200 gradë.
- Ju bëftë mir!