NJË MILIARD EURO PËR MBËSHTETJEN ENERGJETIKE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se qëllimi i samitit të Procesit të Berlinit është thellimi i integrimit ekonomik dhe shtoi se paketa e mbështetjes energjetike për Ballkanin Perëndimor me vlerë një miliard euro do të ndihmojë në formimin e së ardhmes së përbashkët energjetike. Së bashku me një foto nga takimi në Berlin, Von der Leyen në një postim në Twitter shprehu kënaqësinë që të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor erdhën në samit, një javë pas vizitës së saj në rajon. “Ne jemi këtu për të thelluar bashkëpunimin. Ne fillojmë me energjinë. Paketa jonë e mbështetjes energjetike për Ballkanin Perëndimor me vlerë një miliard euro do të na ndihmojë të krijojmë një të ardhme të përbashkët energjetike,” tha ajo pas samitit në Berlin.

SHARE