Karkaleca të pjekur me hurdhëra e mjaltë

I gjithë sekreti qendron tek marinimi i karkalecave.

Përbërësit

  • ½ filxhan me mjaltë
  • 6 lugë gjelle salcë soje
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelpi hurdhëra
  • ½ lugë çaji spec të kuq pluhur
  • 36 karkaleca të pastruar e qëruar
  • Qepë e njomë e grirë imët ose majdanoz për servirje.

Udhëzimet

  1. Në një tas bashkoni mjaltin, salcën soje, vajin e ullirit, hurdhërat dhe specin e kuq pluhur. I përzieni mirë të gjitha bashkë.
  2. Brenda kësaj mase shtoni karkalecat. I trazoni me dorë që të marinohen mirë.
  3. E mbështillni tasin me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për të paktën 30 minuta.
  4. Më pas karkalecat mund t’i piqni në një skarë ose në furrën e nxehur më parë në 200° për 5 -7 minuta.
  5. Mos harroni të shtroni një letër kuzhine në tavë paraprakisht.
  6. Këto karkaleca do ju shijojnë kaq shumë me pak qepë të njomë sipër ose majdanoz!
  7. Ju bëftë mir!.
SHARE