BREGU: EDHE PSE DUKEJ E PAMUNDUR, MARRËVESHJA PËR LËVIZJEN E LIRË MË NË FUND U NËNSHKRUAN

Krerët e qeverive të gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor, sot në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit në Gjermani nënshkruan tre marrëveshje për lëvizjen e lirë në kuadër të Planit të Veprimit për një treg të përbashkët rajonal.   “Edhe pse dukej pothuajse e pamundur, pas dy vitesh të vështira dhe të komplikuara, më në fund u nënshkruan tre marrëveshjet kryesore për lëvizshmërinë të koordinuara nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Sot ato arrijnë tek ata për të cilët ishte qëllimi, pra qytetarët tanë. Ngjashëm me ndikimin e gjerë të marrëveshjes rajonale për uljen e çmimeve të roaming-ut dhe korridoreve të gjelbra, ndikimi i tyre në terren do të jetë i drejtpërdrejtë dhe konkret, gjë që kontribuon në ndërtimin e njëtrajtshëm të urave që janë ende të nevojshme në rajonin tonë si dhe urave me Bashkimin Evropian”, tha në Samit Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

SHARE