KRYETARI I KOMUNËS SË TUZIT PRET NË TAKIM NUNCIN APOSTOLIK NË MAL TË ZI

Foto: Komuna e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në një takim zyrtar nuncin apostolik në Mal të Zi, monsinjor Francis Assisi Chullikatt, si dhe famullitarin e Kishës së Shna Ndout në Tuz, pater Mirash Marinaj. 

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe në frymën e bashkëpunimit e respektit të ndërsjellë. Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e dialogut ndërfetar si një vlerë thelbësore për kohezionin shoqëror dhe harmoninë ndërkomunitare.

Palët ndanë mendime mbi forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe theksuan nevojën për bashkëpunim të ngushtë në projekte të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin shoqëror, kulturor dhe qytetar të Komunës së Tuzit.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt thellimit të dialogut dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe përfaqësuesve fetarë.

SHARE