PARALAJMËRIM: NESËR NË TË GJITHË MALIN E ZI ALARM I KUQ I MOTIT

Për nesër është shpallur alarm i kuq në të gjithë territorin e Malit të Zi, ndërsa priten të fryjë erë e fortë, reshje të dendura shiu dhe breshër.

Sipas Vuçina Popoviq nga Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë, sonte dhe nesër në mëngjes priten reshje mesatare deri të dendura shiu ose rrebesh me bubullimë, ndërsa në rajonet lindore dhe verilindore, mundësisht pasdite, me erë të fortë jugore të furishme dhe me stuhi.

„Në pjesën më të madhe të vendit priten reshje të bollshme shiu”, tha Popoviq. Ministria e Brendshme njoftoi se gjatë të enjtes dhe të premtes (3 dhe 4 tetor), zona e Malit të Zi do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, me qendër në zonën e Gjirit të Xhenovas.

“Ky sistem meteorologjik do të sjellë një sërë dallgëzimesh ballore mbi Ballkan, të cilat do të shkaktojnë kushte tejet të paqëndrueshme të motit dhe reshje të dendura shiu në territorin e vendit tonë. Në nivel lokal mund të bien nga 150 deri në 200 litra shi për metër katror”, tha MPB.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së apelon qytetarët që t’i përcjellin njoftimet zyrtare dhe të ndërmarrin masa mbrojtëse në mënyrë që të zvogëlohen pasojat e mundshme nga këto fatkeqësi të motit.

SHARE