Shpërthime të fuqishme u dëgjuan teksa Izraeli bombardonte qendrën e Bejrutit rreth mesnatës.
Goditja ishte në lagjen Bachoura, pranë parlamentit libanez, sulmi i parë ajror izraelit që goditi zemrën e kryeqytetit në këtë konflikt.
Dahieh, bastioni i Hezbollahut në Bejrutin jugor, u sulmua gjithashtu. Ushtria izraelite lëshoi urdhra të reja evakuimi për disa zona të distriktit, duke thënë se do të synonte objektet dhe interesat e Hezbollahut në të ardhmen.
Sipas raportimeve, nga këto shpërthime kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona, teksa Izraeli ka paralajmëruar popullin libanez se bombardimet do të vijojnë: “Sulmet ajrore të ushtrisë izraelite do të vazhdojnë. Për sigurinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj, mos u kthehuni në shtëpi deri në një njoftim të dytë.”