Temperaturat më të Mira të Furrës Për Çdo Recetë Gatimi

Të jesh kreativ në kuzhinë nuk do të thotë që duhet të deshifrosh se në çfarë temperature duhet të piqen ushqime të ndryshme.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me një udhëzues gjithëpërfshirës, që shpjegon se cila temperaturë është më e mira për çdo aplikim gatimi ose pjekjeje.

Temperaturat më të mira për çdo recetë gatimi

160 – 180 gradë C: Ky është ndoshta variacioni i temperaturave që përdorni më shpesh, dhe ka një arsye për këtë.

Temperaturat mbi 150 gradë Celsius, janë të duhurat për të përftuar karamelizimin.

Prandaj përdoreni këtë gamë për pjekje të ngadalta ose zierje.

Ëmbëlsirat gjithashtu zakonisht piqen në këto temperatura, pasi ato kanë një sasi të mjaftueshme sheqeri, i cili do të shkrijë dhe jo të digjet.

Nëse i piqni ëmbëlsiar në një temperaturë më të lartë, pjesa e jashtme e tortës do të digjej përpara se të gatuhet plotësisht në qendër.

190 – 205 gradë C: Kjo është gjithashtu temperatura perfekte e pjekjes për pulën për të siguruar lëkurë të artë dhe krokante.

Me rritjen e nxehtësisë rritet edhe rreziku i djegies, kështu që duhet të tregoni kujdes çdo gjë që është në furrë.

220-235 gradë C: Nëse dëshironi perime të pjekura në mënyrë perfekte, kjo këto janë temperatuat e duhura.

Koha e pjekjes në këto variacione duhet të jetë e shkurtër për të mos rrezikuar djegien.

Gjithashtu kjo është temperatura ideale nëse jeni duke punuar me petë, pasi avulli që çlirohet bën që ato të fryhen.

245 – 260 gradë C: Nëse po e rrisni nxehtësinë në maksimumin që mund të arrijë furra juaj, ka të ngjarë të jeni duke përgatitur pica ose bukë. Një temperaturë super e lartë do të bëjë që brumi i bukës ose picës të ngrihet dhe të gatuhet përpara se gluteni të ketë mundësi të ngurtësohet dhe kjo është një gjë e mirë. /AgroWeb.org

SHARE