ABAZOVIQ: PARIMET NGA PLATFORMA E PROPOZUAR NGA MILATOVIQ JANË TË PRANUESHME PËR QEVERINË

Parimet nga platforma për Malin e Zi në Bashkimin Evropian (BE) të presidentit Jakov Millatoviq janë të pranueshme për qeverinë, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Millatoviq prezantoi të hënën platformën për Malin e Zi në BE, qëllimi i së cilës është kthimi i reformës dhe agjendës evropiane në fokusin socio-politik, si dhe veprim i përbashkët për përshpejtimin e rrugës evropiane.

“Këto parime janë absolutisht të pranueshme për qeverinë, nëse ka një segment, nëse ka një konsensus të gjerë, ndoshta të plotë, nuk e di nëse ekziston një subjekt i vetëm që nuk e mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE”, tha Abazoviq në seancën e Qeverisë.

Ai i bëri thirrje parlamentit të shtetit që të hapë derën për të marrë disa vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën evropiane.

“Edhe pse kritika bie mbi Qeverinë, që është logjike, por jo plotësisht e vërtetë, ne nuk mbrohemi nga ajo, e pranojmë atë pjesë të përgjegjësisë”, tha Abazoviq.

Sipas tij, ajo që është specifike për agjendën e BE-së të Malit të Zi qëndron në parlamentin shtetëror.

“Është zgjedhja e anëtarëve të mbetur të Këshillit Gjyqësor, zgjedhja e anëtarit të mbetur të Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhja e Prokurorit të Lartë të Shtetit në mandat të plotë. Çdo iniciativë që shkon në drejtim të grumbullimit rreth agjendës evropiane është e pranueshme për ne”, tha Abazoviq.

SHARE