SHQIPTARËT, MBËSHTETËSIT MË TË MËDHENJ TË ANËTARËSIMIT NË BE

Shqiptarët janë mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, mes vendeve aspirante.

Sipas Eurobarometrit, mekanizmit të sondazheve dhe anketimit të Komisionit Europian, 91% e qytetarëve të Shqipërisë i përgjigjen pozitivisht pyetjes nëse duan që vendi të jetë pjesë e unionit. 82% e shqiptarëve kanë përshtypje të mira për Bashkimin Europian.

Maqedonia e Veriut ka mbështetjen më të lartë mes qytetarëve të saj për anëtarësim në Bashkimin Europian pas shqiptarëve, 69%. Më të lartë e kanë gjeorgjianët me 74%, ndërsa vetëm 68% e ukrainasve duan të jenë pjesë e BE-së. Niveli më i ulët i mbështetjes për anëtarësimin e vendit në BE është tek serbët: vetëm 33%. Serbia, po ashtu, ka edhe nivelin më të ulët të njerëzve që kanë përshtypje të mira për unionin, 38%.

Megjithatë, Shqipëria dhe Kosova janë mes vendeve më pak të preferuara nga shtetasit e vendeve të BE-së për të qenë pjesë e unionit. Vetëm 45% e europianëve e duan Shqipërinë në gjirin e tyre, ndërsa Kosovën vetëm 43%. Ata duan më shumë Ukrainën dhe Malin e Zi, respektivisht me 52% dhe 51%.

Krye-europarlamentarja Roberta Metsola jep shpjegimin e saj për këto rezultate. Ndërsa ata që duan më shumë shqiptarët janë italianët.

“Rezultatet tregojnë se qytetarët e BE-së, dhe veçanërisht të rinjtë, e mbështesin zgjerimin. Eurobarometri dërgon një mesazh tjetër të qartë, njerëzit duan një proces të besueshëm, të bazuar në vlera, të nxitur nga reforma të vërteta. Së bashku me Shtetet Anëtare, ne do të angazhohemi drejtpërdrejt me qytetarët, do t’i adresojmë shqetësimet e tyre dhe do të tregojmë se si zgjerimi sjell paqe, prosperitet dhe një Evropë më të bashkuar“, është shprehur Metsola.

Sondazhi tregon se shumica e qytetarëve europianë, 56%, mbështesin zgjerimin e unionit.

SHARE