OSMANI BISEDON PËR KONSTITUIMIN E INSTITUCIONEVE ME AMBASADORËT E GJERMANISË DHE BRITANISË

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sa i përket procesit të konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ajo do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi” me qëllim që të garantohet stabiliteti institucional.

Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë takimeve të ndara që ka zhvilluar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

“Në kuadër të diskutimeve, u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë rast, presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, u tha në njoftimin pas takimit me ambasadorin britanik.

SHARE