Ky filmim tregon pasojat e sulmit rus në Khmelnytskyi, një qytet në Ukrainën Perëndimore, që mëngjesin e kësaj të mërkure ishte një nga objektivat e mbi 500 dronëve dhe raketave të hedhura nga Rusia.
Mbrojtja ukrainase rrëzoi shumicën e tyre, por disa arritën të godasin ndërtesa dhe infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar dëme dhe viktima, njëri prej të cilëve në Khmelnytskyi.
Presidenti Zelenskyy e quajti sulmin një demonstrim të hapur të mosndëshkueshmërisë së Rusisë dhe kërkoi më shumë presion ndërkombëtar.
Sulme pati edhe në Lviv, pranë kufirit me Poloninë. Alarmi u përhap edhe në Poloni, ku avionë të NATO-s u ngritën në ajër dhe mbrojtja ajrore u vendos në gatishmëri maksimale.
Ukraina po zgjeron sulmet me dronë në territorin rus, për të dobësuar kapacitetet ushtarake të Moskës dhe për ta detyruar të hyjë në bisedime.