LAJÇAK: PROGRESI I ARRITUR NGA MALI I ZI NJIHET NË BE

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, tha se mundësia që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028 është realiste dhe shtoi se është vendimtare që Podgorica të vazhdojë momentin aktual dhe të mbetet e fokusuar në atë synim prioritar.

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Çështje të Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviq, falënderoi Lajçakun për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të afirmuar të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shtoi se Mali i Zi mbetet plotësisht i përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve nga agjenda evropiane.

“Mundësia që Mali i Zi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian në vitin 2028 është realiste”, tha Lajçak.

Ai theksoi se, në këtë kuptim, është e një rëndësie vendimtare që Mali i Zi të vazhdojë momentin aktual, si dhe të mbetet i fokusuar në qëllimin prioritar – anëtarësimin në BE.

Lajçak e përgëzoi Malin e Zi për marrjen e IBAR.

“Përparimi që po bën Mali i Zi njihet në BE dhe vendet anëtare dhe përfaqëson një nxitje për vendet kandidate për anëtarësim në rajon,” vuri në dukje Lajçak.

Në takim u diskutua edhe për situatat aktuale rajonale.

SHARE