DUKAJ: ME LIGJIN DHE INICIATIVAT PËR VETËQEVERISJEN LOKALE KUNDËR PARTITOKRACISË

Mali i Zi ka një mundësi për një nga reformat më të rëndësishme në njëzet vitet e fundit, reformën e sistemit të vetëqeverisjes lokale.

„Projektligji për Vetëqeverisjen Lokale, të cilin ne në Ministrinë e Administratës Publike e kemi përgatitur prej vitesh me përfshirje asnjëherë më të madhe të opinionit të gjerë, sektorit joqeveritar, komunitetit akademik dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, së shpejti do të të jetë para deputetëve të Kuvendit,“ thekson ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

Ministri thotë se nuk bëhet fjalë për një ligj politik, pra për një rregullore të miratuar nga një Qeveri për t’i shtuar një bazë normative politikës së saj.

„Përkundrazi. Janë të pakta rregulloret që janë përgatitur për kaq gjatë dhe me themel, dhe ka akoma më pak tekste ligjore në të cilat ballafaqohet kaq qartë realiteti dhe politika ditore dhe profesionalizmi, shërbimi ndaj qytetarëve dhe partive politike, e shkuara dhe e ardhmja,“ thekson ministri.

Ai më tej shtoi se analiza tregoi se Mali i Zi është një nga vendet më pak të decentralizuara për sa i përket vetëqeverisjes lokale, se janë formuar shumë komuna pa u vërtetuar më parë se disa vetëqeverisje lokale mund të mbijetojnë, dhe për këtë arsye kanë vendosur të krijojnë decentralizim të qëllimshëm dhe të qëndrueshëm.

„Decentralizim që do t’u sjellë qytetarëve një shërbim më të mirë, më të lirë, më efikas dhe cilësinë e jetës në komunitetin lokal që ata meritojnë,“ thuhet në tekstin autorial të Ministrisë.

Kur Ligji të arrijë në Parlament, a do të kuptohen zgjidhje reformuese që e bëjnë të pamundur trajtimin e vetëqeverisjes vendore si mjet për rritjen e mbështetjes politike. Apo do të mbizotërojë kuptimi i përbashkët se kjo nuk mund të bëhet më dhe se praktika e gabuar aktuale duhet të ndalet?

„Unë jam optimist, ndaj besoj se arsyeja do të mbizotërojë. Për këtë arsye Ministria e Administratës Publike, me përfundimin e punës për Projektligjin për Vetëqeverisjen Lokale, inicioi edhe dy hapa të rëndësishëm reformues drejt Kuvendit: zgjedhjen e menjëhershme të kryetarëve të komunave dhe mbajtjen e të gjitha zgjedhjeve lokale brenda një dite,“ tha ndër të tjera ministri Dukaj.

SHARE