Qeveria miratoi informacionin për ndërtimin e një shkolle fillore në Tuz dhe nevojën për bartjen e të drejtës për disponimin e tokës ndërtimore në atë komunë.
Ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq në seancën e Qeverisë ka shpjeguar se toka është në pronësi të Komunës së Tuzit.
“Në bazë të vendimit të Kuvendit të asaj komune është verifikuar se është lejuar kalimi i të drejtës së disponimit të tokës në Qeverinë, përkatësisht Ministrisë së Arsimit për të filluar punën,“ tha ministri.
Qeveria miratoi gjithashtu informacionin për ndërtimin e një gjimnazi të ri në Podgoricë.