SHKALLA E VDEKSHMËRISË NË MAL TË ZI ËSHTË MË E ULTA NË RAJON

Shkalla e vdekshmërisë nga pasojat e infeksionit Covid19 në Mal të Zi është 1.57 përqind.

Në rajon, në raport me numrin e të infektuarve, vdekshmëria më e lartë është regjistruar në Slloveni, në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut, dhe në vendin e tretë është Shqipëria.

Shkalla e vdekjes në Slloveni është 5.5 përqind, në Maqedoninë  e Veriut 4.5 përqind, e ndjekur nga Shqipëria me 3.01 %, dhe Kroacia dhe Kosova me 2.83 përqind.

Shkalla e vdekshmërisë në BeH është 2.58%, dhe në Serbi 2.25%.

Më të testuarit në raport me një milion banorë janë në Serbi, 98,323 për 1 milion banorë, Sllovenia është në vendin e dytë me 63,448, dhe Mali i Zi është në vendin e tretë me 59.411.

Në vendin e katërt është Maqedonia e Veriut me 50.652 testuar për 1 milion banorë, e ndjekur nga BeH me 39.725%, Kroacia me 29.735% dhe Shqipëria me 14.647 testuar për milion banorë.

Në Mal të Zi, nga komunat, numri më i madh i pacientëve aktivë për dhjetë mijë banorë është regjistruar në Budva, Podgoricë, Kotor dhe Bijello Pole.

SHARE