NËNSHKRUHEN DY KONTRATA PËR INFRASTRUKTURËN RRUGORE NË MALËSI

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënshkroi sot dy kontrata të rëndësishme për infrastrukturën rrugore në Malësi me kontraktuesit: ,,Putevi Bar” sh.p.k. për asfaltimin e rrugës së Kojës me vlerë 123.420,00€, si dhe me kontraktuesin ,,Tehnoput MNE” sh.p.k. për asfaltimin e rrugës së Sukruqit, vlera e së cilës është, 193.856,52€.

Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetari Ivan Ivanaj.  

Siç bëjnë të ditur nga Komuna e Tuzit, këto u paraprijnë kontratave të tjera që do të pasojnë në ditët në vijim, siç janë: Rikonstruksioni i rrugës te Xhamija e Dinoshës me vlerë prej 178.343,48€ dhe rikonstruksioni i rrugës Vuksanlekaj-Nënhelm me vlerë, 124.146,00€.

Ata theksojnë se për zhvillimin e infrastrukturës rrugore kanë përfunduar procedurat për rikonstruktimin në rrugët, Milesh, Shipshanik, Dheu i Zi, Vllanë, Vrane, Omerbozhaj, Vuksanlekaj, Dushiq, Lekaj, Drume, Pikalë, Priften dhe Selisht me vlerë mbi 300.000,00€.

Falë investimit të Komunës së Tuzit, këto rrugë do të kenë cilësi më të lartë duke ua lehtësuar qarkullimin qytetarëve në kryerjen e obligimeve të tyre.

SHARE