TËRMET I VOGËL NË AFËRSI TË NIKSHIQIT

Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të qytetit të Çarogjesë rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Siç njofton Instituti Sizmologjik, epiqendra u regjistrua katër kilometra në veriperëndim të qytetit të Çarogjesë.

Çarogjeja ndodhet rreth 30 kilometra në veri të Nikshiqit, në kufi me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Në bazë të modelit numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet nuk mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën epiqendrore”, thekson Instituti.

SHARE