PRITJET E MËDHA TË SHOQËRISË MALAZEZE NGA AVOKATI I POPULLIT

Shoqëria malazeze ka pritshmëri të mëdha nga institucioni i Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dhe detyrimi i parlamentit është që të ndihmojnë atë institucion, në mënyrë që ata të jenë të pavarur dhe autonome në punën e tyre, tha Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Zëvendëset e Mbrojtës të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Nerma Dobarxhiq dhe Snezhana Armenko u betuan sot para Brajoviqit.

Ai gjithashtu iu referua Ligjit të miratuar kohët e fundit për partneritetin jetësor të personave të së njëjtës gjini dhe shtoi se niveli i respektimit të të drejtave të njeriut nuk është ideal në asnjë shoqëri.

Brajoviq tha se miratimi i këtij ligji paraqet një hap të madh përpara për tërë shoqërinë malazeze dhe cilësinë e të drejtave të njeriut.

SHARE