NË MAL TË ZI AKTUALISHT 335 PERSONA AKTIV ME KORONAVIRUS

47 persona të tjerë zbulohen me koronavirus në Mal të Zi. Nga 47 të zbuluar rishtazi, 27 janë kontakte të personave të sëmurë më parë, ndërsa burimi i infeksionit po kërkohet për të tjerët, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Një pacient nga Rozhaja (1953) vdiq si pasojë e sëmundjes koronavirus.

“Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën e 475 mostrave për koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, ndër të cilat 47 rezultate ishin pozitive. Këta janë pacientë nga Rozhaja (17), Podgorica (16), Tivati (5), Danillovgradi (2), Budva, Petnica, Andrijevica, Tivar, Herceg Novi, Cetinj dhe Nikshiq, nga 1 person”, njoftoi ISHP.

Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Mal të Zi është 339, ka katër vdekje, dhe numri i rasteve aktive është 335.

SHARE