Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se Komuna e Tuzit, për 6 muajt e parë të vitit 2020 ka arritur të plotësoj buxhetin e vet në mas prej 56,76% të planifikimit.
Siç pohon Gjeloshaj, ky argument më së miri e dëshmon seriozitetin e profesionalizmin e tyre në punë, si dhe përkushtimin në menaxhim.
“Me siguri Ju kujtohën akuzat nga opozita, që kur u aprovua buxheti, pohonin që nuk do të kemi mundësi dhe kapacitet me realizua as 50% për një vit?! Ndërsa ne, vetëm për 6 muaj kemi të ardhura edhe më shumë, se çka kemi planifikuar!”, deklaroi Gjeloshaj.
Gjeloshaj thekson se, ata si shpiak të mirë, kanë menaxhuar të ardhurat me kujdes të madh, pasiqë barazuar me 30 qershor të vitit 2020, në llogari të Komunës së Tuzit tani janë të grumbulluara 1.251.938,92 €.
“Këto mjete do të shpenzohën për zhvillimin e infrastrukturës në të gjithë territorin Malesisë. E jo vetëm por nuk do të mungoj përkrahja dhe stimulimi i zhvillimit ekonomik, me theks të veçantë në sektorin e Bujqesisë! Zhvillimin e Malesisë nuk mund t’a ndal askush, e më së paku antimalësorët dhe dashakeqët e dëshmuar të kësaj treve! Edhe atyre u vjen koha, afatin e kanë pothuajse të skaduar, për çka me kohë do të jeni të informuar… Malësia po ndryshon!”, përfundoi Gjeloshaj.