Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Në Ulqin është hapur zyrtarisht Qendra për Shkencë dhe Inovacion, e cila është e dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare partnere, drejtues të projektit, përfaqësues të shkollave, mësimdhënës, prindër, nxënës dhe të ftuar të tjerë.
Ministrja Jakshiq-Stojanoviq shprehu kënaqësinë e madhe për hapjen e kësaj qendre inovative në Ulqin dhe theksoi:
“Kjo qendër do të japë një shtysë të veçantë në zhvillimin e inovacioneve, përmes programeve të ndryshme edukative në fushat e shkencës, teknologjisë dhe artit, të cilat janë të dedikuara pikërisht për të rinjtë tanë. Jam e sigurt se kjo do të jetë një hapësirë ku do të lindin zgjidhje të reja teknologjike dhe inovacione, falë të cilave Ulqini dhe Mali i Zi do të pozicionohen në hartën e destinacioneve inovative të rajonit, Evropës dhe botës.”
Ajo falënderoi në mënyrë të veçantë Agjencinë TIKA dhe Ambasadën e Republikës së Turqisë, të cilat në mënyrë të vazhdueshme ofrojnë mbështetje për përmirësimin e sistemit tonë arsimor, shkencor dhe inovativ, duke treguar kështu se së bashku gjithmonë mund të arrijmë më shumë dhe më mirë.