MALI I ZI KA PËRMBUSHUR KRITERET PËR MBYLLJEN E KAPITULLIT PËR PROKURIMET PUBLIKE

Foto: Reuters

Mali i Zi përmbushi kriteret për mbylljen e kapitullit të prokurimeve publike, vlerëson Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se Mali i Zi ka përmbushur kriteret për mbylljen e kapitullit 5, që ka të bëjë me prokurimet publike.

Në draftin e pozicionit të përbashkët, theksohet se janë bërë përparime të rëndësishme në harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së dhe forcimin e kapaciteteve administrative.

Megjithatë, Mali i Zi duhet të përforcojë më tej mekanizmat kundër korrupsionit dhe të zbatojë një plan përkatës deri në vitin 2026, përfshirë edhe sistemin e “flamujve të kuq” për identifikimin e parregullsive në prokurime.

Pas miratimit nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, pritet që kapitulli të mbyllet në Konferencën Ndërqeveritare në fund të qershorit.

SHARE