KOS: UNË MBËSHTES QËLLIMIN E MALIT TË ZI PËR TË MBYLLUR TË GJITHË KAPITUJT DERI NË FUND TË VITIT 2026

Foto: Klan Kosova

Komisioni Evropian mbështet plotësisht synimin e Malit të Zi për të mbyllur të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit të ardhshëm, tha komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Në fjalimin e saj para deputetëve të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos theksoi se në shtatë muajt e fundit janë mbyllur më shumë kapituj me vendet kandidate sesa në dhjetë vitet e kaluara.

“Mali i Zi po ecën shpejt përpara. Ne kemi mbyllur përkohësisht gjashtë kapituj, dhe së shpejti presim të mbyllim edhe më shumë kapituj. Synimi i Malit të Zi për të mbyllur të gjitha kapitujt deri në vitin 2026 është ambicioz, por real nëse reformat vazhdojnë, dhe ne e mbështesim plotësisht këtë,” tha Kos.

Komisionerja për Zgjerim vlerësoi gjithashtu se disa vende kandidate kanë kuptuar që përpara tyre është një “momentum” serioz dhe se po përmbushin reformat më shpejt se më parë.

SHARE