IVANOVIQ: MALI I ZI ËSHTË UDHËHEQËS I PROCESIT TË ZGJERIMIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri për Punë të Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviq, ka deklaruar se konfirmimet që Mali i Zi është dhe mbetet shtet udhëheqës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) vijnë pothuajse çdo ditë dhe përbëjnë përgjigjen më të mirë ndaj përpjekjeve të shpeshta për të krijuar tek publiku vendas ndjenja skepticizmi dhe defetizmi kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE.

Sipas fjalëve të tij, përkushtimi i plotë i Qeverisë ndaj planit të reformave, në sinergji me mbështetjen e qartë të Komisionit Evropian, ka rezultuar deri tani me periudhën më të suksesshme të integrimit evropian të vendit tonë, e cila paraqet një bazë të fortë për suksese edhe më të mëdha në 18 muajt e ardhshëm.

“Siç theksoi sot komisionerja Kos në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, synimi ynë që procesi negociues të përfundojë deri në fund të vitit 2026 është ambicioz, por realist dhe ka mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian,” theksoi Ivanoviq.

Duke vazhduar me ritmin aktual të përmbushjes së kritereve të nevojshme, Ivanoviç beson se nuk ka dyshim se Mali i Zi ka shanset më të mira për t’u bërë anëtari i radhës i Bashkimit Evropian.

SHARE