TRIVIQ: PROVIMIN E MATURËS NUK E KALUAN 501 NXËNËS, VETËM 100 NXËNËS MORËN NOTËN 5

501 nxënës nuk e kanë dhënë provimin e maturës në gjuhë dhe letërsi malazeze, serbe, boshnjake e kroate dhe vetëm 100 maturantë kanë marrë notën 5, ndërsa kemi 300 pishtarë, u bë e ditur në konferencën e përbashkët për media të Qendrës së Provimeve dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

Drejtori i Qendrës së Provimeve, Millosh Triviq, ka pyetur se ku janë „zhdukur 200 pishtarë” dhe pse nuk kanë marrë pesëshe në provimin e maturës. Ai beson se kjo është rezultat i kontrolleve rigoroze.

“Në shkollat ​​e mesme, 51 nxënës nga gjuha dhe letërsia malazeze, serbe, boshnjake dhe kroate kanë marrë notë të dobët, ndërsa 450 në shkollat ​​e mesme profesionale. Ky vit është numri më i ulët i njohurive të realizuara. Kemi pasur 107 vërejtje, dhe kemi pranuar 38 si të bazuara”, tha Triviq.

Ai theksoi se është bërë një hap i madh përpara dhe se nuk ka pasur kopijime.

“Ky është rezultat i punës së nxënësve dhe njohurive të tyre”, theksoi Triviq.

Ministrja e Arsimit Angjella Jakshiq-Stojanoviq tha se ka mospërputhje në paraqitjen e njohurive në shkollë dhe në testimet e jashtme.

Ministrja tha se duhet të punohet ndër të tjera me mësimdhënësit për të rishikuar kriteret që kanë të bëjnë me marrjen e diplomës pishtarë.

Sa u përket shkollave të mesme dhe profesionale shqipe në Mal të Zi, nuk kanë treguar rezultat të kënaqshëm. Notë të dobët (1) kanë marrë 3,89% e nxënësve, notë kaluese (2) 48.33%, notën 3 – 31.67%, notën 4 – 14.44% ndërsa 5 – 1.67%.

Nota mesatare ka qenë 2.62%, ku shihet një rënie prej viteve të kaluara.

SHARE