REZULTATE TË MIRA TË VAKSINIMIT KUNDËR HPV, NEVOJITET ANGAZHIMI I TË GJITHËVE

Më shumë se nëntë mijë persona janë vaksinuar në Mal të Zi që nga fillimi i vaksinimit kundër HPV-së, ka thënë specialisti epidemiolog i Institutit për Shëndet Publik Millko Joksimoviq, duke theksuar se nevojitet punë shtesë dhe sistematike për të arritur rezultate edhe më të mira.

Duke folur për reagimin ndaj vaksinimit kundër HPV, i cili filloi më 26 shtator 2022, ai tha se rezultatet më të mira në raport me numrin e popullsisë janë regjistruar në Cetinë, Berane, Podgoricë dhe Kotorr.

Mbulimet më të vogla, siç tha Joksimoviq, janë të regjistruara në komunat Zhablak, Shavnik, Plluzhine, Plevla, Tivar dhe Nikshiq.

“Deri më 30 prill, gjithsej 9,027 persona janë vaksinuar ose kanë filluar vaksinimin”, tha Joksimoviq në një intervistë për Agjencinë MINA.

“Ofrimi i vaksinimit gjatë fundjavave, telefonimi me SMS, vaksinimi gjatë ekzaminimeve sistematike dhe dërgimi i informacioneve përmes mediave dhe faqeve zyrtare në rrjetet sociale të Institutit deri më tani janë dëshmuar të jenë efektive në promovimin dhe zbatimin e imunizimit ndaj HPV-së”, tha Joksimoviq.

SHARE