NË FUND TË MUAJIT PRILL NË MAL TË ZI KANË QËNDRUAR RRETH 39 MIJË TURISTË

Sipas të dhënave jozyrtare që Organizata Kombëtare e Turizmit  merr çdo javë nga vendasit, më 30 prill në Mal të Zi kanë qëndruar rreth 39 mijë turistë, që është një rritje prej dy për qind krahasuar me një vit më parë.

Përfaqësuesja e OKT-së, Millena Vujoviq, tha se edhe viti i kaluar ka qenë shumë i mirë në këtë periudhë dhe se në këtë kanë kontribuar programet e mira të organizatave turistike vendore.

“Sipas njoftimeve presim që ky trend i frekuentimit të mirë të vazhdojë edhe në periudhën në vijim. Numri më i madh i të ardhurve në këtë periudhë është nga rajoni, pasuar nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca, e ndjekur nga vendet baltike, Polonia dhe Turqia. Këto janë disa nga tregjet në të cilat kemi fokus edhe ne”, tha Vujoviq.

Informacioni që Organizata Kombëtare e Turizmit  merr nga organizatat vendase të turizmit dhe industria e turizmit është gjithashtu pozitiv kur bëhet fjalë për para-sezonin dhe shpalljen e sezonit kryesor turistik.

SHARE