NË FUND TË MAJIT OSE NË FILLIM TË QERSHORIT VENDIMI PËR RRITJEN E MUNDSHME TË PENSIONEVE

Fondi PIO do të marrë vendim për rritjen eventuale të pensioneve në fund të majit ose në fillim të qershorit.

“Të dhënat për shumën e parametrave që janë të rëndësishëm për rregullimin e pensioneve i publikon Monstat. Pritet që të dhënat e kërkuara për korrigjim më 1 maj të publikohen në fund të muajit të përmendur”, ka thënë nga Fondi.

Pas kësaj, Fondi, në bazë të të dhënave të Monstat, merr vendim për rritjen eventuale të pensioneve.

Dispozitat e ligjit për sigurimin e pensionit dhe invaliditetit parashikojnë që vlera e pensionit për një pikë personale rregullohet tre herë në vit: më 1 janar, 1 maj dhe 1 shtator.

Nuk do të bëhen rregullime për pensionet minimale në 2024 dhe 2025.

Pensionin minimal e marrin 44.619 përfitues.

SHARE