KAOS DHE ARRESTIME MASIVE NË UNIVERSITETET AMERIKANE

Policia largoi me forcë një numër protestuesish pro-palestinezë nga kampi i Universitetit të Kalifornisë, duke arrestua mbi 200 persona.

Në orët e para të agimit të së premtes, policia u përlesh me disa prej protestuesve ndërsa nisi gjithashtu edhe heqjen e tendave jashtë këtij universiteti duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Pasi largoi studentët sheshi i universitetit të Kalifornisë u mbush me mbeturina nga kampi i shkatërruar.

Policia ka qëndruar në gatishmëri si masë sigurie. Në Portland, Oregon, policia hyri në bibliotekën e Universitetit Shtetëror të Portlandit të, ku demonstruesit kishin ngritur gjithashtu tenda. Disa dhjetëra protestues dolën me vrap nga ndërtesa dhe u përleshën me forcat e sigurisë.

Në New Hampshire, policia arrestoi rreth 100 protestues në Universitetin Dartmouth dhe Universitetin e New Hampshire, duke shkatërruar kampet. Shumë kolegje amerikane kanë kërkuar që forcat e sigurisë të qëndrojnë në ambjetet jashtë shkollave në rast se protestat nisin sërish.

Presidenti amerikan Joe Biden theu heshtjen duke argumentuar se amerikanët kanë të drejtë të protestojnë, por jo të përdorin dhunë, ndërsa theksoi se protestat e kampusit nuk do e detyrojnë atë të rishqyrtonte politikat e tij në Lindjen e Mesme.

“E para është e drejta për fjalën e lirë dhe që njerëzit që të mblidhen në mënyrë paqësore dhe të dëgjojnë zërin e tyre. Ne nuk jemi një komb autoritar ku heshtim njerëzit dhe shtypim disidencën. Por as ne nuk jemi një vend pa ligj. Ne jemi një shoqëri civile dhe rendi duhet të mbizotërojë.”

Studentët janë mbledhur ose kanë ngritur tenda në dhjetëra universitete ditët e fundit për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza. Demonstruesit i kanë bërë thirrje presidentit Joe Biden, i cili ka mbështetur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, të bëjë më shumë për të ndaluar luftimet e ashpra në Gaza dhe kërkuan që shkollat ​​të largohen nga kompanitë që mbështesin qeverinë e Izraelit.

SHARE