Besimtarët ortodoksë festojnë të Premten e Madhe, ditën që simbolizon vuajtjen e Jezu Krishtit dhe kryqëzimin e tij në kryq në Kalvar.
Në Të Premten e sotme të Madhe besimtarët shkojnë në tempujt ortodoksë.
Kjo është dita më e trishtuar për të krishterët, pasi Biri i Zotit, Jezu Krishti, u kryqëzua.
Në mëngjesin e së Premtes së Madhe në tempuj nxirret për adhurim qefini, i cili është simbol i Shpëtimtarit të vendosur në varr.
Në mbrëmje trupi i Zotit varroset pranë qefinit në mënyrë simbolike.
Sot agjërohet dhe ngjyrosen vezët e Pashkëve.
Kisha Ortodokse feston këtë vit të Dielën, më 5 Maj.