ABAZOVIQ: NUK DO TË LEJOJMË SHKATËRRIMIN E NATYRËS

Mali i Zi nuk duhet të shtyhet në varësi energjetike, duhet të ndërtohen objekte, por në një mënyrë ekologjike, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, duke shtuar se nuk është për ndërtimin e hidrocentralit të Komarnicës nëse do të dëmtonte mjedisin në një masë më të madhe. Kryeministri Abazoviq dhe Ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviq, kanë vizituar sot Potprisoje në kuadër të fshatrave Etno Montenegro, për të biseduar me aktivistët e mjedisit që kundërshtojnë ndërtimin e Hidrocentralit Komarnica. “Arsyeja e ardhjes është gjithmonë e njëjtë, kjo nuk është hera e parë që vij në vende ku Mali i Zi ekologjik është i mbrojtur. Mendoj se jam në vendin e duhur,” tha Abazoviq. Po ashtu ai pohoi se nuk ka nevojë për protesta për shkak të rrënimit të mjedisit derisa është Qeveria që ai drejton.

SHARE