ULET NUMRI I TË INFEKTUARVE / BRENDA 24 ORËVE REGJISTROHEN 99 RASTE TË REJA NË MAL TË ZI

Si rezultat i infeksionit të koronavirusit në Malin e Zi, pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si dhe janë regjistruar 99 raste të reja, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,510. Shërimi u raportua në 142 pacientë deri në orën 3 pasdite. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 2,196, në Tuz 31 raste aktive.

SHARE