SOT SHËNOHET DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPIT

3 Maji është Dita botërore e lirisë së shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale. Liria në çdo fushë, dhe veçanërisht në media, është një domosdoshmëri e qeverisë aktuale të Malit të Zi, tha Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq. Siguria e gazetarëve, liria e tyre e raportimit, pluralizmi i medias, janë parakushte për ndërtimin e mëtejshëm të një shoqërie demokratike, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Po ashtu, Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq uroi 3 majin, Ditën Botërore të Lirisë së Medias, duke deklaruar se punonjësit e mediave të Malit të Zi sot kryejnë punën e tyre në kushte shumë të vështira, të rrethuar nga probleme, veçanërisht në fushën e lirisë së shprehjes dhe nevojën për të reformuar kornizën legjislative. Siç njoftoi ai, Qeveria do të insistojë në rritjen e pagave, vetë-rregullimin dhe ndryshimin e kornizës ligjore.

SHARE