MALIT TË ZI I MUNGOJNË SPECIALISTËT PËR FËMIJË

Në Mal të Zi, është e nevojshme të përmirësohet kuadri ligjor dhe strategjik për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërive civile në sigurimin e mbështetjes së shërbimeve shëndetësore dhe sociale, si dhe për të forcuar organizatat që bashkojnë pacientët dhe prindërit e tyre, u vlerësua gjatë përfundimit të konferencës për shtyp, të  organizuar  nga organizatat joqeveritare CAZAS, SOS, telefonisë për gratë dhe fëmijët,  viktimat e dhunës në Podgoricë dhe Shoqata e Prindërve, me rastin e prezantimit të rezultateve të programit dyvjeçar HealthUP.

Menaxherja e Programit CAZAS, Sanja Shishoviq, tha se gjatë dy viteve të  zgjatjes së këtij projektit janë organizuar 15 ngjarje, kurse personat të cilët janë të përfshirë në të gjitha aktivitetet janë kryesisht të punësuar në OJQ dhe në shërbime shëndetësore sociale.

“Në këtë projekt u përfshinë në total 316 përsona, ndërsa më shumë se 15 OJQ morën pjesë në këtë projekt. Është formuar një koalicion joformal i OJQ-ve që morën pjesë në aktivitetet e projektit dhe u mbuluan drejtpërsëdrejti nga programet e ndërtimit të kapaciteteve brenda vetë projektit.  Ajo që ne jemi shumë krenarë është që gjatë projektit janë zhvilluar dhjetë botime të ndryshme “, deklaroi Shishoviq.

Ajo mendon se është e nevojshme të përmirësohet kuadri ligjor dhe strategjik për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërive civile për mbështetjen e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për kujdesin shëndetësor.

Ndërsa, përfaqësuesja e SOS Telefonisë për gratë dhe fëmijët të viktimave të dhunës në Podgoricë, Nikollina Boleviq, tha se bashkëpunimi dhe rrjetëzimi multisektorial është një përcaktues kyç, siç tha ajo, për funksionimin efikas të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe social në Mal të Zi.

“Shembujt e praktikës së mirë tregojnë qartë se organizatat shoqëruese të shoqërive civile arrijnë rezultate më të mira dhe kështu bëhen partnerë më efektivë për institucionet përkatëse”, tha Boleviq.

Kurse drejtoresha e përgjithshme e Shoqatës së Prindërve, Kristina Mihailloviq, tha se është shumë e rëndësishme që gjatë projektit të miratohet një Kodeks për ndalimin e promovimit të formave artificiale, përkatësisht zëvendësimit të qumështit të gjirit të nënës.

“Ne që nga viti i kaluar, kemi një Kodeks i cili i referohet punonjësve të shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore në Mal të Zi. Pra, që nga viti i kaluar, ata nuk mund të reklamojnë në asnjë mënyrë formulat zëvendësuese gjegjësisht zëvendësimin e qumështit për foshnjat “, shpjegoi Mihailloviq

SHARE