OPOZITA KËRKON TRANSPARENCË PËR MENDIMET E BE-së PËR PROJEKTLIGJET

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Në Kuvendin e Malit të Zi, deputetët e opozitës kritikuan Qeverinë për vonesë dhe mungesë transparence lidhur me dërgimin e mendimeve të Komisionit Evropian për projektligjet që ishin në rend dite.

Ata theksuan se disa ligje të rëndësishme nuk janë shqyrtuar ende, pavarësisht se ishte kërkuar që të miratoheshin më herët, dhe kërkuan konfirmim nëse këto ligje kanë marrë mendim pozitiv nga Komisioni Evropian.

Deputeti i Lëvizjes “Evropa Tani”, Vasilije Çarapiq, akuzoi opozitën për bllokim të proceseve dhe pengim të integrimeve evropiane, duke argumentuar se opozita po kërkon dokumente në mënyrë që të vonojë punën parlamentare. Ai tha gjithashtu se për shkak të afateve të shkurtra, disa ligje mund të duhet të miratohen pa debat të mjaftueshëm.

Nga ana tjetër, deputeti i PDS-së, Andrija Nikoliq, deklaroi se nuk ka informacion se ligjet kanë marrë mendim pozitiv nga BE dhe se ekziston përpjekje për të transferuar përgjegjësinë për vonesat nga Qeveria te opozita. Ai theksoi se opozita nuk ka mundësi reale për të bllokuar procesin për shkak të numrit të vogël të deputetëve.

Deputeti Dejan Gjuroviq konfirmoi se ishte rënë dakord që ligjet të shqyrtohen vetëm pasi të merret mendimi pozitiv nga Komisioni Evropian.

SHARE