PËR SHKAK TË PËRMBYTJEVE VITIN E KALUAR NË TUZ, FERMERËT JANË LIRUAR NGA TAKSA E TOKËS

Të gjithë personat fizikë do të përjashtohen nga pagimi i taksës së pasurisë së paluajtshme për tokën bujqësore për këtë vit për të zbutur pasojat financiare të shkaktuara nga përmbytjet e vitit të kaluar.

Ky vendim u propozua nga kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve dhe për t’u ardhur në ndihmë prodhuesve bujqësorë.

Ky lehtësim do të zbusë efektet negative financiare të shkaktuara nga fatkeqësitë e motit.

Përmbytjet ulën ndjeshëm të ardhurat e prodhuesve bujqësorë dhe nëse kjo masë nuk do të zbatohej do të ishin në probleme më të mëdha financiare, thuhet në arsyetim.

Rregullorja do të sjellë kursime për fermerët, do t’i mbështesë ata dhe do të krijojë ferma të reja.

Megjithatë, zbatimi i rregulloreve nënkupton edhe më pak të hyra për buxhetin e komunës së Tuzit.

SHARE