FD KËRKON SEANCË TË JASHTËZAKONSHME TË KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Fronti Demokratik, ka kërkuar sot seancë të jashtëzakonshme të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, sepse, siç thonë ata, janë bërë shkelje serioze të situatës së sigurisë në Mal të Zi dhe shqetësimeve të justifikueshme të qytetarëve.

“Duke pasur parasysh eskalimin e sulmeve terroriste, ne shfrytëzojmë këtë mundësi për të filluar mbajtjen urgjente të një sesioni të hapur të Komisionit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Parlamentit të Malit të Zi”, thuhet në kërkesë të Frontit Demokratik, drejtuar Kryetarit të Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq dhe Kryetarit të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Obrad Stanishiq.

Nga FD vlerësuan se në seancën e Komisionit, informacionet mbi situatën dramatike të sigurisë në MZ, duhet të jepen nga Ministri i Punëve të Brendshme të MZ, Mevlludin Nuhoxhiq dhe Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Dejan Peruniçiq, si dhe Prokurori i Lartë i Shtetit Ivica Stankoviq, Kryeprokurori Special Millivoje Katniq, Kryetari i Gjykatës Supreme Vesna Medenica dhe Presidenti i Gjykatës së Lartë Boris Saviq, kumtuan nga ky koalicion.

Nga FD, kumtuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme që i gjithë publiku malazez të njihet me informacione sepse sipas tyre “nuk ka asnjë qytetar i cili sot nuk është i shqetësuar për sigurinë personale dhe të familjes së tyre”.

“Çdo qytetar i Malit të Zi duhet të dëgjojë informacione përse sistemi i sigurisë nuk funksionon,  a është në pyetje paaftësia, korrupsioni apo thjesht frika”, thuhet në kumtesë të FD-së.

SHARE