Foto: skener.info
Në Podgoricë u hap Forumin i Paqes i Ballkanit Perëndimor, ku u theksua se çështjet e identitetit mbetet ndër sfidat kryesore të rajonit dhe se paqja duhet të ndërtohet dhe mbrohet përmes procesit të integrimeve evropiane.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Sattler, vuri në dukje se procesi i anëtarësimit në BE nuk është vetëm harmonizim ligjor, por një strategji paqeje dhe garanci stabiliteti.
Sattler theksoi se identiteti nuk është problem në vetvete, por bëhet i rrezikshëm kur instrumentalizohet, bëhet ekskluziv, hierarkik ose dehumanizues.
Ai kujtoi se gjatë viteve ’90 identitetet u manipuluan për të justifikuar dhunën dhe konflikteve, duke ndikuar thellë në shoqëritë pas-konfliktuale.
Vellma Shariq nga Qendra për Hulumtime post-konfliktuale nënvizoi se forumi ka për qëllim të fuqizojë dialogun dhe bashkëpunimin rajonal, lidhjen e realiteteve lokale me proceset ndërkombëtare dhe integrimin në BE.
Ajo theksoi se paqja nuk është vetëm mungesë e dhunës, por përfshin drejtësi, përgjegjësi, përfshirje, institucione të forta dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.
Forumi synon të forcojë bashkëpunimin mes aktorëve të shoqërisë civile në rajon dhe të lidhë ndërtimin e paqes me rezistencën demokratike dhe integrimin evropian, duke u fokusuar në pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore si element kyç për një të ardhme të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.










