Foto: ISHP
Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi organizon më 4 mars testim falas për HIV, hepatite B dhe C, dhe sifilis, në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare të Testimit për HIV.
Testimi do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në 20:00 dhe nuk kërkohet kartelë shëndetësore.
Mostrat merren nga gishti dhe rezultatet dalin brenda 30 minutash.
Qëllimi i aktivitetit është të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e testimit, të njihet statusi i HIV-it dhe të mundësohet fillimi i trajtimit në kohë për personat e infektuar. Instituti thekson se testimi është një akt kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve, duke lejuar zbulimin e hershëm të infeksionit dhe mundësinë e jetës së gjatë dhe cilësore.
Trajtimi me ilaçe antiretrovirale zvogëlon sasinë e virusit nën nivelin e detektueshëm, duke parandaluar transmetimin te të tjerët. Ky datë u zgjodh pasi në mars 1985 FDA aprovoi testin e parë për HIV, ndërsa dy vjet më vonë u miratua (AZT), ilaçi i parë antiretroviral për trajtimin e AIDS-it.










