Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, njoftoi se ka vendosur t’i kthejë Kuvendit për rishqyrtim ligjet e miratuara dje, në mënyrë që deputetët të kenë mundësi t’i lexojnë dhe t’i shqyrtojnë ato në mënyrë të detajuar.
Siç theksoi ai, reformat evropiane nuk nënkuptojnë thjesht ngritje duarsh në Kuvend, as miratim ligjesh pa debat dhe diskutim serioz.
Millatoviq vuri në dukje se qytetarët presin nga deputetët një qasje të përgjegjshme dhe të përkushtuar gjatë miratimit të ligjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.









