GJELOSHAJ: ME MIRATIMIN E LIGJIT PËR ZONAT E LIRA I ËSHTË VËNË PIKË KONTRABANDËS SË CIGAREVE

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Mali i Zi, me miratimin e Ligjit për zonat e lira, më në fund i ka vënë pikë kontrabandës së cigareve, deklaroi zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.

Ai tha se në Portin e Tivarit është ndaluar plotësisht çdo veprimtari që lidhet me cigaret dhe produktet e duhanit, duke përfshirë magazinimin, transitin, tregtimin dhe ngarkim-shkarkimin.

“Zonat e lira nuk janë më hapësira për abuzime, por sisteme qartësisht të rregulluara nën kontroll të plotë të shtetit”, theksoi ai.

Sipas tij, miratimi i Ligjit për zonat e lira përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbikëqyrjes institucionale dhe luftimit të aktiviteteve të paligjshme në këtë fushë.

SHARE