FËMIJËT PA VAKSINA TË DETYRUESHME NUK DO TË REGJISTROHEN NË ÇERDHE

Foto: Ilustrim

Sipas Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, një fëmijë nuk mund të regjistrohet në çerdhe publike apo private nëse nuk ka kryer vaksinimin e detyrueshëm, përveç rasteve kur ekziston kundërindikacion i përhershëm mjekësor.

Qëllimi i ligjit, sipas Institutit të Shëndetit Publik, nuk është ndëshkimi, por mbrojtja e fëmijëve dhe shëndetit publik.

Epidemiologu Millko Joksimoviq theksoi se përfshirja në imunizimin e detyrueshëm ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur minimum historik, pasi rreth gjysma e fëmijëve të lindur mes viteve 2020–2024 nuk janë vaksinuar. Për këtë arsye, nga viti i ardhshëm shkollor, regjistrimi në institucionet parashkollore do të kushtëzohet me dëshmi të vaksinimit të plotë.

Ligji parashikon që vërtetimin e vaksinimit ta lëshojë vetëm pediatri i zgjedhur, ndërsa parashihen edhe gjoba për institucionet, mjekët dhe prindërit që nuk respektojnë detyrimin ligjor.

Nga ana tjetër, UNICEF-i deklaroi se nuk e mbështet vaksinimin e detyrueshëm dhe kundërshton kushtëzimin e të drejtës për arsim me të drejtën për shëndetësi, duke theksuar se të drejtat e fëmijëve duhet të respektohen në mënyrë të barabartë dhe pa kushte.

SHARE