TËRMETET NË ISHULLIN ME 7 MIJË SHQIPTARË, PANIK NË GREQI

Foto: argjiroja.net

Një tërmet tjetër ka tronditur banorët e ishullit Amorgo, pranë Santorinit.

Është tërmeti më i fuqishëm nga mbi 500 lëkundje të regjistruara vetëm në ditët e fundit.

Sipas autoriteteve greke fuqia e tij isht 4.9 e shkallës Rihter.

Mëngjesin e së hënës, përveç 10 lëkundjeve nga 2.1 deri në 3.8 Rihter u regjistruan në zonën detare mes Amorgosë dhe Santorinit dy tërmete me magnitudë 4.2 Rihter.

Megjithëse në ishullin e Santorinit vazhdon jeta normalisht ka shumë banorë që duan të largohen dhe kompania ajrore Aegean ka vendosur dy fluturime shtesë.

Midis vendasve dhe turistëve që duan të largohen ka edhe shumë emigrantë shqiptarë që dërgojnë fëmijët ose shkojnë në Athinë apo vende të tjera të Greqisë përkohësisht.

Komuniteti shqiptar në Santorini ka më shumë se 7 mijë vetë nga rreth 24 mijë banorë që ka ishulli.

Autoritetet këshilluan banorët e Santorinit, një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë, të shmangin dy porte të vogla, të mos grumbullohen masivisht në hapësirat e brendshme, ndërsa shkollat do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë.

SHARE