Nga konferenca për media, Foto: Alosha Turoviq / Sa pres konferencije, Foto: Aljoša Turović
Në konferencën për shtyp të përfaqësuesve të opozitës parlamentare u theksua se kryeparlamentari Andrija Mandiq dëshiron të shkatërrojë çdo mundësi për të arritur një kompromis.
Ata shtuan se për gjithçka që do të ndodhë në të ardhmen do të jetë përgjegjëse shumica parlamentare.
“Kemi përfunduar seancën e kolegjiumit. Duke pasur parasysh se kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq ka ardhur me informacionin se ka shqiptuar masë pezullimi ndaj deputetëve. Mandiq dëshiron të shkatërrojë çdo mundësi për të arritur një kompromis dhe se ai ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit. Shumica parlamentare do të jetë përgjegjëse për gjithçka që do të ndodh në Mal të Zi në të ardhmen”, tha deputeti Nikoliq.
Deputeti i LQ URA, Millosh Konatar, theksoi se ky skenar mund të ishte parashikuar, sepse ata kishin parë një numër të madh të forcave policore më herët gjatë ditës së sotme.
“Andrija Mandiq ka hequr dorë nga dialogu”, thotë Konatar, i cili beson se kjo lëvizje do të thellojë krizën politike në Mal të Zi.