Foto: Luka Zeković
Duke refuzuar publikisht platformën e propozim-marrëveshjes së shumicës parlamentare për zgjidhjen e krizës politike, opozita ka shkatërruar sot mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët, ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar „Evropa Tani“, Vasilije Çarapiq.
“Pra, ata refuzuan propozimin për bashkërendimin e një iniciative ndaj Komisionit të Venecias, me kërkesën për të marrë një opinion lidhur me dilemën nëse është shkelur Kushtetuta e Malit të Zi. Po ashtu, në ndërkohë, në shenjë të vullnetit të mirë për dialog dhe me propozim të opozitës, Qeveria ka ndryshuar konkluzionin nga Kolegjiumi i kaluar për mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal të Budvës”, tha ai.
“Mirëpo, në vend që ky të ishte një hap drejt harmonizimit të qëndrimeve, ne morëm një deklaratë publike nga opozita parlamentare pa shpjegim se marrëveshja e shumicës parlamentare ishte e papranueshme për ta. Sot nuk kemi marrë asnjë propozim konkret, as përgjigje nga opozita dhe është plotësisht e qartë se pakica parlamentare zgjodhi vetëm zvarritjen e miratimit të buxhetit dhe bllokimin e tij. Po ashtu, pas miratimit të buxhetit, dera për opozitën dhe vazhdimin e dialogut është e hapur”, thuhet në deklaratë.